Detyrat kryesore te miratuara te DMCSEE jane grupuar ne projekt objektivat. Tete projekt objektivat jane permbledhur me poshte:

1.Vleresimi i te dhenave te mundshme per efektivitetin e monitorimit te thatesires dhe ngrohjen e parakohshme te sistemit. Egzistojne njohuri te pakta duke patur parasysh kapacitetin institucional te vendeve anetare te DMCSEE ne rajonet e monitorimit te thatesires dhe ngrohjes se parakoshme, vleresimit te riskut, lehtesimi, dhe parapregatitja. Si hap i pare, DMCSEE do te drejtoje ne vleresimin e kapacitetit institucional, duke perfshire dhe Meta te dhenat e duhura. Detyrat e metejshme jane te siguroje te dhena homogjene dhe kualitet kontrolli dhe te dizenjoje bazen e duhur te te dhenave.

2.Vleresimi dhe selektimi sa me efektiv i treguesve te besueshem dhe indikatoreve per vleresimin e thatesires. Metodologjia e zakonshme per vleresimin e thatesires do te pranohet duke u bazuar ne eksperiencat egzistuese dhe duke u varur nga vlefshmeria e dhenave.

3.Trasmetimi i vleresimit te riskut te thatesires. Identifikimi I piketes qendrore/ perdoruesve nevojave e tyre eshte esenciale si hap I pare I ketij objektivi. Vleresimi i riskut te thatesires do te trasmetohet per rajonin duke perdorur metodologjine e aplikuar. Synimi i ketij objektivi eshte te identifikoje principet ekonomike, ambjentaliste , dhe impaktet sociale qe lidhen me thatesiren. Hapi tjeter eshte te analizoje keto rezultate, te selektoje impaktet me te rendesishme per ti lehtesuar ato, dhe te identifikoje masat e pershtatshme te lehtesimit. Analizat e vulnerabilitetit te thatesires do te trasmetohen per rajonin. Risku I thatesires dhe harta e vulnerabilitetit te thatesires jane nje nga detyrat paresore me te rendesishme te DMCSEE. Duke njohur vulnerabilitetin dhe riskun, DMCSEE do te mund te informoje ne permiresimin e politikes e administrimin e thetesires.

4.Identifikimi I nevojave specifike per kualifikim. Eshte vecanerisht e rendesishme si hap I pare ne kete process te vendoset aftesimi, kapacitetet operacionale dhe institucionale qe egzistojne ne nivelet nacionale dhe sub-rajonale. DMCSEE do te kerkoje te perpunoje kete informacion ne bashkeveprim me sherbimet nacionale metereologjike dhe hidrologjike, dhe disa organizata te tjera brenda rajonit dhe do te siguroje grupin drejtues per identifikim e seminareve te specializuara, workshopeve, dhe konferencave per te ndertuar kapacitet institucionale ne vendet anetare te afruara ne bazen e riskut per administrimin e thatesires. Ndryshimi i aftesimit do te jete nje pjese integrale e zhvillimit te DMCSEE.

5.Zhvillimi dhe implementimi i te dhenave dhe sistemeve shperndares informativ ne administrimin e thatesires. Nje role paresor per DMCSEE eshte zhvillimi i sistemeve shperndares informativ nga perdoruesit deri te piketat qendrore. Detyra me imediate eshte zhvillimi i web site deri tek perdoruesit me te gjitha akseset e produkteve te DMCSE dhe keto produkte te perdoren nga vendet anetare, sa me mire si lidhje te web siteve qendrore me nivelet egzistuese internacionale dhe rajonale. Web site do te permbaje informacion te misionit dhe programit te aktiviteteve te DMCSEE, duke perfshire mundesite e kualifikimit, mbledhjeve, dhe aktiviteteve studimore. Kanalet e tjera propaganduese gjithashtu do te jene te perfshira per perhapjen e informacionit tek perdoruesit e Europes Juglindore. Keto mund te perfshijme edhe median elektronike dhe te shkruar si gazetat , televisioni dhe radio.

6.Zhvillimi i rrjetit gjithperfshires te eksperteve dhe institicioneve qe asistojne ne DMCSEE. Stabilizimi perfundimisht I bashkepunimit ne fushen e Memorandumeve te Mirekuptimit te menaxhimit te thatesires mund te jete zhvillimi me I gjere I rangut te eksperteve dhe institucioneve te Europes dhe internacionale per ta rritur ne nje nivel me te larte zhvillimin e DMCSEE ne monitorimin dhe parashikimin, lehtesimin dhe gatishmerine. Kjo mund te perfshije edhe organizatat teknike nacionale dhe internacionale ne fushen e metereologjise dhe monitorimit te ambjentit dhe sherbimeve metereologjike dhe hidrologjike nacionale.

7.Sigurimi I komunikimit dhe besueshmerise se perdoruesve. DMCSEE do te zhvilloje nje strategji te lejuar te komunikimit me perdoruesit ne nje rruge qe eshte e mirekuptueshme dhe jo shume teknike. Vecanerisht kompetencat e jashme do te jene te nevojshme per pregatitjen e dokumentit dhe shenimeve qe perdoren ne fjalorin jo teknik, drejtim te paster dhe rekomandim te thjeshte. Gjuha e perdorur gjithashtu merret parasysh.

8.Stabilizimi permanent i DMCSEE dhe sigurimi i funksioneve mbeshtetese dhe operative te saj. Perpunimi ne te ardhmen i statusit legal te DMCSEE, eshte roli i jashtem i saj, procedurat dhe aspektet e pergjegjesise internacionale, responsabiliteti dhe vleresimi qe do te jene plotesuar me asistencen e konsulences se specializuar. Bazuar ne rezultatet e vitit te pare te projektit, nje rishikim i mundesive te kontributit ( teknik, llojit, financave, ekspertizes dhe kontributeve njerezore) te secilit vend anetar do te trasmetohet nga vendi prezantues nepermjet konsultave. Do te propozohet nje program pune vjetor i gatshem i DMCSEE per tu perdorur mbasi te mbaroje projekti.